Kampionja paralimpike australiane ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Një lajm i trishtë ka goditur sportin paralimpik australian, pasi është konfirmuar vdekja e Paige Greco-s, një prej atleteve më të dalluara të vendit në..

1 minute

Read Time

Një lajm i trishtë ka goditur sportin paralimpik australian, pasi është konfirmuar vdekja e Paige Greco-s, një prej atleteve më të dalluara të vendit në çiklizëm, vetëm 28 vjeçe.

Organizata kombëtare e çiklizmit në Australi ka bërë të ditur se Greco ka ndërruar jetë të dielën në banesën e saj në Adelaide, pas një gjendjeje të papritur shëndetësore. Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta, pasi ajo ishte ndër sportistet më të suksesshme dhe më të dashura të vendit.

Greco u bë e njohur globalisht në Lojërat Paralimpike “Tokyo 2020”, ku fitoi medaljen e parë të artë për Australinë në atë edicion, duke u shndërruar në simbol të këmbënguljes dhe forcës.

Familja e saj, përmes një deklarate të shkurtër, ka theksuar se është e shkatërruar nga humbja, por njëkohësisht jashtëzakonisht krenare për karakterin dhe përfaqësimin dinjitoz që Paige i ka bërë Australisë. Nëna e saj, Natalie, ka përshkruar vajzën si person plot mirësi, vendosmëri dhe ngrohtësi – cilësi që e karakterizonin çdo ditë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports