Një person është shpallur i zhdukur në qytetin e Junikut, pas një raportimi të bërë mbrëmjen e së hënës në polici.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 19:51, në rrugën “Fadil Maloku”, një qytetar ka njoftuar autoritetet se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe prej atij momenti nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Rasti është regjistruar nga policia dhe aktualisht po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes janë në zhvillim.







