Ishulli i njohur për dashurinë ndaj maceve po përballet me një sfidë të re. Në Qipro, numri i maceve është rritur aq shumë sa tashmë llogaritet të ketë afërsisht një mace për secilin prej 1 milion banorëve të saj.
Komiteti parlamentar për mjedisin është njoftuar se programi aktual për sterilizimin e maceve është tepër i kufizuar për ta mbajtur situatën nën kontroll. Si reagim ndaj kësaj, ministrja e Mjedisit, Maria Panayiotou, njoftoi në fillim të tetorit se qeveria do të rrisë fondet për sterilizim — një vendim që është cilësuar si hap pozitiv drejt zgjidhjes së problemit.
Qiproja ka një histori të gjatë si vend që i do macet, të cilat janë pamje e zakonshme në rrugë dhe një atraksion për turistët. Megjithatë, barazimi i numrit të maceve me atë të popullsisë ka ngritur shqetësime për ndikimin e tyre në mjedis dhe mirëqenie publike.
Presidenti i Shoqatës së Veterinarëve, Demetris Epaminondas, ka theksuar se shtimi i maceve mund të vihet nën kontroll brenda katër vitesh, nëse zbatohet një plan i gjerë sterilizimi. Sipas tij, përfshirja e klinikave private në ofrimin e shërbimeve falas të sterilizimit do të ishte zgjidhja më efikase, duke shmangur procedurat burokratike që aktualisht e ngadalësojnë procesin. /Gjurmuesi/









