Ish-përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini, arrestohet në Bruksel

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, është ndaluar këtë të martë nga autoritetet belge në..

1 minute

Read Time

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, është ndaluar këtë të martë nga autoritetet belge në kuadër të një hetimi për dyshime për keqpërdorim në një program trajnimi për diplomatët e rinj.

Arrestimi i saj u bë gjatë bastisjeve të zhvilluara pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE) në Bruksel dhe ndërtesave të Kolegjit të Evropës në Bruges, si dhe në disa banesa private. Operacioni u realizua me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe me miratimin e gjykatësit hetues dhe Policië Federale belge.

Hetimi lidhet me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program trajnimi nëntëmujor për diplomatët e ardhshëm, dhe dyshohet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë nga shërbimi diplomatik i BE-së në dhënien e këtij programi Kolegjit të Evropës.

Në total janë ndaluar tre persona, përfshirë Mogherinin. Ngjarjet e dyshuara datojnë nga periudha 2021-2022 dhe përfshijnë akuzat për mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports