IPK rekomandon suspendimin e një polici në Fushë Kosovë, dyshohet për veprën penale “Sulm”

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë veprime pas një incidenti të raportuar në Fushë Kosovë, duke rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në..

1 minute

Read Time

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë veprime pas një incidenti të raportuar në Fushë Kosovë, duke rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në stacionin policor të kësaj komune.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së janë duke zhvilluar hetime ndaj zyrtarit policor në drejtim të veprës penale “Sulm”. Pas konsultimeve me prokurorinë kompetente, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports