Intervistohet nga policia, arsimtari që ekspozoi thikën në klasë 

Në Stacionin Policor në Rahovec, të enjten është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit mësimdhënësi Kujtim Gashi, pasi dyshohet se brenda një klase në një..

Në Stacionin Policor në Rahovec, të enjten është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit mësimdhënësi Kujtim Gashi, pasi dyshohet se brenda një klase në një shkollë të këtij qyteti, ka manipuluar me një thikë xhepi.

Rasti, i cili kishte ndodhur më 2 prill të këtij viti, sipas Policisë, është bërë publik pasi veprimi i tij ishte incizuar dhe videoja është shpërndarë në internet, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

I dyshuari, sipas policisë, është liruar në procedurë të rregullt.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports