Instagram do t’i njoftojë prindërit nëse fëmijët kërkojnë terma për vetëvrasjen

Platforma Instagram ka paralajmëruar masa të reja sigurie për përdoruesit e mitur, duke synuar rritjen e mbikëqyrjes prindërore në raste të ndjeshme. Sipas ndryshimeve të..

1 minute

Read Time

Platforma Instagram ka paralajmëruar masa të reja sigurie për përdoruesit e mitur, duke synuar rritjen e mbikëqyrjes prindërore në raste të ndjeshme. Sipas ndryshimeve të reja, prindërit do të marrin njoftime nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht terma që lidhen me vetëvrasjen apo vetëlëndimin.

Njoftimet do t’u dërgohen vetëm atyre prindërve që janë pjesë e programit të mbikëqyrjes prindërore, sipas Associated Press.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur kompania amë Meta po përballet me dy procese gjyqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dëmet e pretenduara ndaj fëmijëve. Mijëra familje dhe institucione argumentojnë se platformat krijojnë varësi dhe nuk i mbrojnë të miturit nga përmbajtje që lidhet me probleme të shëndetit mendor.

Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka mohuar se ekziston provë shkencore që rrjetet sociale shkaktojnë dëme të tilla.

Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur se po punon edhe për mekanizma të ngjashëm paralajmërues në rastet kur adoleshentët tentojnë të zhvillojnë biseda me inteligjencën artificiale mbi tema që lidhen me vetëvrasjen apo vetëlëndimin.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports