Incident i rëndë në Prishtinë: Një punëtor humb jetën, një tjetër pëson lëndime

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku dy punëtorë u aksidentuan gjatë punimeve, duke rezultuar me një..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku dy punëtorë u aksidentuan gjatë punimeve, duke rezultuar me një viktimë dhe një të lënduar.

Personi i plagosur është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në vend, konfirmuar nga ekipi emergjent.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
/Gjurmuesi/

About the Author