I premtoi martesë, por i doli baba i 3 fëmijëve – tash e shantazhon: “S’të la kurrë me u martu” (VIDEO)

Nga një njohje virtuale që nisi në Snapchat, në një histori mashtrimi, premtimesh të rreme dhe kërcënimesh që vazhdojnë edhe sot e asaj dite. Kjo..

Nga një njohje virtuale që nisi në Snapchat, në një histori mashtrimi, premtimesh të rreme dhe kërcënimesh që vazhdojnë edhe sot e asaj dite.

Kjo është historia e një 22-vjeçareje nga Suhareka, e cila, pa e ditur, u përfshi në një lidhje me një burrë të martuar, i cili ishte edhe baba i tre fëmijëve.

Historia e tyre filloi 3 vjet më parë, kur B.R. ende nuk kishte arritur moshën e pjekurisë. Atëkohë 17-vjeçare, ajo vazhdonte komunikimin me një djalë misterioz që i kishte shkruar në rrjetin social Snapchat. Në fillim, ai i kishte thënë se ishte 27-vjeçar dhe se vinte nga Fushë-Kosova, duke fshehur kështu identitetin e tij të vërtetë që në fillim, raporton Kiks Kosova.

Bisedat mes tyre vazhduan çdo ditë dhe shumë shpejt historia e tyre u kthye në një lidhje romantike, e cila zgjati për më shumë se një vit.

Takimet ishin të shpeshta dhe ajo besonte se po jetonte ëndrrën e saj me të dashurin, i cili në fakt e kishte fshehur faktin se vinin nga i njëjti vend.

Por pas një viti e gjysmë lidhje, të vërtetat filluan të dalin në shesh dhe realiteti që ajo zbuloi ishte krejt tjetër.

Një mbrëmje, teksa kishin dalë për darkë, 18-vjeçarja tregon se rastësisht i gjeti një telefon të dytë në veturë.

Në ekranin e tij ishte fotografia, ku shihej i dashuri i saj me një grua tjetër dhe tre fëmijë.

Nga ai çast, ajo kuptoi se njeriu që i kishte premtuar dashuri dhe martesë kishte një jetë tjetër që e kishte fshehur, kishte një grua dhe tre fëmijë dhe vinte nga Suhareka.

E gjithë bota dhe ëndrrat që kishte ndërtuar me të dashurin u shembën brenda një sekonde, thotë 22-vjeçarja.

Por, kur e vërteta u zbulua, 35-vjeçari tentoi ta bindte se ajo ishte dashuria e jetës së tij.

Madje, për t’ia vërtetuar ndjenjat, ai i kishte thënë se gruaja e tij ishte vetëm një person që kujdesej për fëmijët dhe se mes tyre nuk kishte marrëdhënie intime.

Pas kësaj, ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes, por sipas saj, ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe situata kishte marrë një kthesë të rrezikshme.

Ai kishte nisur ta kërcënonte se do t’i tregonte familjes së saj për lidhjen, duke e vënë atë nën presion të vazhdueshëm.

Por kjo nuk ishte e gjitha.

Sipas tash 22-vjeçares, ai kishte kaluar edhe në shantazh me materiale intime.

Rastet ishin raportuar disa herë në Policinë e Kosovës.

Si pasojë, 35-vjeçari u arrestua dhe qëndroi në paraburgim për rreth 45 ditë, nën dyshimet për kërcënim dhe shantazh.

Megjithatë, sipas saj, as kjo nuk e ndaloi.

Vetëm dy javë pas lirimit, e reja thotë se ai i ishte kthyer sërish të njëjtit veprim.

E gjendur nën presion dhe frikë të vazhdueshme, ajo u detyrua më në fund t’i tregonte prindit të saj gjithçka.

Sot, shqetësimi i saj më i madh është se situata mund të dalë jashtë kontrollit edhe nga ana e familjes së saj.

I përballur me këtë rrëfim që 22-vjeçarja ka dhënë për Kiks Kosovën, suharekasi thotë se e vërteta qëndron ndryshe.

Sipas tij, ish-e dashura e kishte ditur që ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë, por në atë kohë kjo nuk kishte qenë pengesë për të, andaj kishte vazhduar lidhjen krejt normalisht.

Madje, sipas 35-vjeçarit, ish-e dashura i kishte marrë atij deri në 200 mijë euro dhe, kur ai kishte mbetur pa para, ajo kishte vendosur t’ia kthente shpinën dhe ta braktiste.

Ai thotë se kjo e shtyu që për disa kohë ta kërcënonte dhe ta shantazhonte ish-të dashurën, për çka edhe kishte përfunduar në burg për 45 ditë.

Megjithëse i pranon akuzat, 35-vjeçari thotë se është penduar dhe nuk po merret më me të.

Gjithçka rreth kësaj teme mund të mësoni më në detaje në kronikat e përgatitura nga redaksia e Kiks Kosova, si në vijim:

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports