“I mituri në Istog kapet duke vozitur pa leje, ofendon policët dhe mbështetet nga nëna

Një incident i rëndë është raportuar në Istog, ku një i mitur ka përfunduar i arrestuar pasi refuzoi të ndalonte për policinë dhe më pas..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë është raportuar në Istog, ku një i mitur ka përfunduar i arrestuar pasi refuzoi të ndalonte për policinë dhe më pas ofendoi e kërcënoi zyrtarët që po e ndalonin.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:22 në rrugën “20 qershori”. Sipas policisë, situata është përshkallëzuar në momentin e arrestimit, ku njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime. Ndërkohë, edhe nëna e të dyshuarit është përfshirë, duke penguar policinë gjatë intervenimit.

Zyrtari i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje. Nëna e tij është liruar dhe procedura vazhdon në mënyrë të rregullt. /Gjurmuesi/

About the Author