Hoxhaj takohet me kryeparlamentarin ukrainas në Uashington, diskutohet fuqizimi i lidhjeve diplomatike dhe njohja e Kosovës

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj zhvilloi një takim me kryeparlamentarin e Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ku u diskutua mbi thellimin e..

1 minute

Read Time

Gjatë vizitës së tij në Uashington, ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj zhvilloi një takim me kryeparlamentarin e Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ku u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e njohjes dhe fuqizimit të marrëdhënieve diplomatike, duke i cilësuar ato si prioritet kryesor për popujt dhe shtetet e Kosovës dhe Ukrainës.

”Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike qëndrojnë prioritet kryesor për popujt dhe shtetet tona”, ka shkruar ai.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ndodhet në Uashington D.C prej disa ditësh, ku ka zhvilluar takime me kongresistë amerikanë dhe zyrtarë evropianë pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.

Më herët gjatë vizitës, Hoxhaj pati edhe një fjalim në Kongresin Amerikan, ku kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports