Hollaj i reagon sërish Nagavcit: Presidentja Osmani u ftua vetëm për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla

Debati për çështjen e nënshkrimeve për kandidimin e Vjosa Osmanit është thelluar me deklarata të ndërsjella mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Presidencës. Ajo që nisi si një deklaratë në konferencë për media, u shndërrua në një seri reagimesh publike.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se partia e saj ia ka ofruar Presidentes Vjosa Osmani nënshkrimet për ta rikandiduar për një mandat të dytë. Kjo u demantua menjëherë nga Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj, e cila në një postim në Facebook e cilësoi këtë pretendim si të pavërtetë.

“Kjo është gënjeshtër”, shkroi Hollaj.

Gjatë konferencës, Nagavci u pyet për reagimin e Hollajt dhe u përgjigj: “Zonjës Learta dhe Zonjës Presidente sot ua garantoj nënshkrimet për të vazhduar me garë”.

Ndërkohë, reagoi edhe këshilltarja e Presidentes, Egnesa Vitia, e cila tha se LVV-ja i ka kërkuar Osmanit të hyjë në garë si kundërkandidate e Glauk Konjufcës “vetëm sa për kuorum”.

“E nëse nuk bëhet as atëherë kuorumi, dalim e fajësojmë opozitën që ata na dërguan në zgjedhje. Pra, kurrë s’i kanë ofruar përkrahje për t’u rizgjedhur”, ka thënë Vitia.

Në debat u përfshi edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili deklaroi se nëse ka dyshime për numrin e nënshkrimeve, ato mund të sigurohen menjëherë.

“nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”.

Hollaj reagoi sërish, duke theksuar se Presidentes nuk i është ofruar mbështetje për rizgjedhje, por i është kërkuar të jetë pjesë e garës vetëm për formalitet.

“Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla”.

“Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu”, shkroi Hollaj në Facebook.

Ajo i tha Nagavcit se “përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror”.

“Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues. Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta”, theksoi ndër të tjera Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj.

Të ngjashme:

Richard Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Ekip i tmerrshëm
  • March 10, 2026

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila mbrëmë e përshkroi administratën e ish-presidentit Donald Trump si më prokosovaren që…

Vazhdo lëximin...
Arrestohen edhe dy persona për therjen e 21-vjeçarit në Kaçanik
  • March 10, 2026

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me plagosjen e një 21-vjeçari në Kaçanik, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e së hënës. Rasti ka vazhduar të hetohet edhe…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”

  • March 10, 2026
Samsung fiton çështjen gjyqësore kundër TCL për në Gjermani për reklamimin e televizorëve “QLED”

Richard Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Ekip i tmerrshëm

  • March 10, 2026
Richard Grenell kritikon Osmanin dhe Kurtin: Ekip i tmerrshëm

Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave

  • March 10, 2026
Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës

  • March 10, 2026
Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës