Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më 28 janar 2026 ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike në Komunën e Malishevës.
Në njoftim theksohet se, në datën e përmendur, nuk ishte siguruar prezenca e një kryesuesi të komisionit, por më 2 shkurt ai është intervistuar. Pas veprimeve procedurale, Prokurori i Shtetit ka vendosur ndalimin e tij për 48 orë.
“Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, për shkak të veprës penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thuhet në njoftim.







