Heroi Rrustem Hysenaj, shpëton një të moshuar nga mbytja në një lumë në Zvicër

Shqiptari Rrustem Hysenaj, 38-vjeçar, i cili po shkonte në punë herët në mëngjesin e së hënës, u ndal papritur nga një burrë rreth të 30-ave..

Shqiptari Rrustem Hysenaj, 38-vjeçar, i cili po shkonte në punë herët në mëngjesin e së hënës, u ndal papritur nga një burrë rreth të 30-ave pranë parkut në Muhlemattstrasse, Bernë, të Zvicrës.

I shqetësuar, ai i kërkoi ndihmë duke i treguar se kishte gjetur një të moshuar në brigjet e lumit, teksa po shëtiste qenin e tij, raporton Blick.ch, transmeton Klankosova.tv.

“E kuptova menjëherë seriozitetin e situatës dhe nuk hezitova”, tha Hysenaj.

Sipas tij, burri kishte arritur ta tërhiqte viktimën deri në breg, por nuk mund ta zhvendoste më tej i vetëm.

Hysenaj theksoi se disa shoferë të tjerë, të cilëve iu kërkua ndihmë, kishin vazhduar rrugën pa u ndalur, megjithatë, ai vendosi të ndërhyjë menjëherë.

“Ai ishte hipotermik dhe dridhej i gjithi”, kujton Hysenaj.

Ngjarja ndodhi pak para orës 5:30 të mëngjesit, ndërsa Hysenaj ishte nisur më herët se zakonisht drejt punës.

“Ishte rastësi e pastër që isha në rrugë në atë kohë”, shtoi ai.

Hysenaj gjithashtu deklaroi se në punë e kishte lajmëruar vonesën, derisa tregoi se tashmë në punë e quajnë me një emër.

“Në punë, tani më quajnë me shaka Superman”, u shpreh Hysenaj. 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports