Haxhiu priti në takim ministren për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu ka zhvilluar një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku në fokus ishte thellimi i..

1 minute

Read Time

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu ka zhvilluar një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes një njoftimi, zyra për media ka bërë të ditura detaje nga ky takim, duke vënë theksin te koordinimi institucional dhe angazhimi i përbashkët në çështje me interes për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Në këtë takim u fol për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve të të dyja vendeve në avancimin e interesave të përbashkëta”.

“Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”.

About the Author