Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës

Përmes një mesazhi video nga selia e NATO-s, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka ndarë detaje mbi diskutimet e zhvilluara me aleatët lidhur me perspektivën e Kosovës në raport me Aleancën Veriatlantike.

Hargreaves theksoi rëndësinë që NATO ka për Kosovën, duke vënë në pah edhe mundësinë që Kosova të marrë një rol më aktiv brenda NATO-s dhe në kuadër të sigurisë evropiane.

Nga selia e Aleancës, ambasadori foli gjithashtu për zgjatjen e mandatit të trupave britanike në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe kolegët tanë kosovarë për të siguruar që Kosova të mund të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë europiane. Ne gjithashtu mbesim të përkushtuar ndaj punës aktuale të KFOR-it në Kosovë dhe jam i lumtur që kryeministri jonë konfirmoi vitin e kaluar që ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për së paku edhe për tri vjet të tjera për të ndihmuar rolin e Kosovës, garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, tha ai.

Sipas Hargreavesit, angazhimi i Kosovës në fushën e sigurisë ka potencial të shtrihet përtej kufijve të saj, duke kontribuar më gjerësisht në sigurinë evropiane.

“Dhe unë e kam parë nga afër që personeli i sigurisë së Kosovës po punon drejt standardeve të NATO-s dhe në gjithçka që bëjnë – ata kanë zhvilluar disa trajnime të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’i pajisur që të bëhen përnjëmend një partner i dobishëm potencialisht në Ukrainë apo vende të tjera në Evropë”.

Në fund, ambasadori britanik theksoi se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur standardet e NATO-s, si hap i domosdoshëm për të kontribuar më tej në sigurinë e përbashkët evropiane.Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës