Haradinaj pret në takim Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim njoftues me Ambasadorin e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Gjatë..

1 minute

Read Time

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim njoftues me Ambasadorin e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit, Haradinaj bëri të ditur se janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova, si dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve.

Ai theksoi se Sllovenia vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në proceset integruese drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“I urova Ambasadorit Blaj mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports