Haradinaj përkujton aktvendimin e pafajësisë në Hagë, 13 vjet më parë

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shënuar sot përvjetorin e aktvendimit që e shpalli të pafajshëm nga Gjykata e Hagës, duke..

1 minute

Read Time

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shënuar sot përvjetorin e aktvendimit që e shpalli të pafajshëm nga Gjykata e Hagës, duke e cilësuar këtë datë si një moment kyç në jetën dhe veprimtarinë e tij.

Në përkujtimin e tij, Haradinaj e konsideron këtë aktvendim jo vetëm një fitore personale, por edhe një konfirmim të drejtësisë së luftës çlirimtare. Ai rikujtoi rrugëtimin e gjatë ligjor që nisi më 17 nëntor 2004 dhe përfundoi më 29 nëntor 2012, duke përfshirë edhe rigjykime të mëvonshme për të vërtetuar sërish të vërtetën e çështjes.

“Sot shënoj një ditë që për mua ka gjithmonë një peshë të veçantë, përvjetorin e lirisë sime dhe vulosjen përfundimtare të së drejtës së luftës sonë çlirimtare… Edhe pse u shpalla i pafajshëm në gjykimin e parë, vite më pas u ftova në rigjykim, për ta vërtetuar edhe një herë të vërtetën tonë. E kujtoj atë aktvendim si një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë luftën tonë çlirimtare”, shkroi ai.

Haradinaj shtoi se lufta e tij për të vërtetën ishte po aq e rëndësishme sa dhe ajo për liri, duke theksuar se në të dyja këto beteja doli fitimtar. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë ata që nuk humbën besimin në të dhe e mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi, duke u kujdesur që çdo veprim i tij, si gjatë luftës, ashtu edhe në paqe, t’i sillte Kosovës vetëm fitore dhe nder. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports