Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes..

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, duke nderuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e UÇK-së më 17 maj 1999 në Shqiponjë u shndërrua në “testament kombëtar” për mbrojtjen e nderit të atdheut dhe se ajo reflektoi në gjithë vendin deri në çlirimin e Kosovës.

“Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë. Ndërkohë që sot shënuam Ditën e Çlirimit, kujtuam Epopenë e saj dhe nderuam më meritorët, burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, të cilët mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, shkroi i pari i AAK-së.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports