Haradinaj çmon rolin e Sorensenit: Kosova të rikthehet në rrugën e integrimit euroatlantik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Sipas njoftimit të Haradinaj,..

1 minute

Read Time

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Haradinaj, ai e njoftoi Sorensesin për qëndrimin e partisë së tij për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, i pari i AAK-së tha se ka shprehur vlerësimin e tij ndaj Sorensenit dhe BE-së.

“Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon”.

“E njoftova z. Sorensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports