Guaska e tualetit prej ari shitet për 12.1 milionë dollarë

Një guaskë banjoje e punuar tërësisht në ari të pastër është duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të artit, pasi do të dalë në..

1 minute

Read Time

Një guaskë banjoje e punuar tërësisht në ari të pastër është duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të artit, pasi do të dalë në ankand në New York.

Kjo vepër e veçantë është krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan, i njohur për veprën e tij provokuese me bananen e ngjitur në mur. Guaska është e plotësisht funksionale dhe përveç vlerës artistike ka edhe peshën fizike – rreth 101 kilogramë.

Sipas vlerës aktuale të arit, çmimi i saj mund të arrijë deri në 10 milionë dollarë. Cattelan ka zgjedhur të emërojë këtë guaskë banjoje luksoze me emrin “Amerika”.

Artistit dikur i ishte shprehur se, pa marrë parasysh nëse dikush ha një drekë prej 200 dollarësh apo një hot dog prej 2 dollarësh, rezultati përfundimtar në tualet është gjithmonë i njëjtë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports