Greqi: Aksident në punë, humbet jetën 45-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një punëtor me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas raportimeve,..

1 minute

Read Time

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një punëtor me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Sipas raportimeve, 45-vjeçari po kryente punime në çatinë e një shtëpie në zonën Mytilene, kur rrëshqiti nga një lartësi e konsiderueshme dhe ndërron jetë në vend.

Mediat greke raportojnë se viktima punonte kryesisht në një restorant, por shpesh merrte punë të tjera për të siguruar të ardhura shtesë. Ky aksident vjen pas një rasti heroik të tij më parë, kur në fund të muajit gusht shpëtoi një grua që rrëshqiti dhe ra në port gjatë ngjitjes në një anije.

Pas ngjarjes, Qendra e Punës pranë vendit të aksidentit ka bërë thirrje për një protestë sot në orën 12:00, duke kërkuar më shumë masa sigurie për punëtorët dhe respektim të standardeve të sigurisë në vendet e punës.

Ekspertët paralajmërojnë se aksidentet në vendin e punës në Greqi janë të shpeshta, sidomos për punonjësit sezonale dhe migrantët, që shpesh punojnë në kushte të rrezikshme pa mbrojtje adekuate. Organizata ndërkombëtare për sigurinë në punë ka theksuar nevojën për kontrolle më strikte dhe edukim të punëtorëve mbi rreziqet e punës në lartësi, për të shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports