Granit Xhaka jashtë fushës për disa javë, Sunderland humb kapitenin përkohësisht

Sunderland do të duhet të bëjë pa kapitenin e tij për ndeshjet e ardhshme, pasi Granit Xhaka ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës…

1 minute

Read Time

Sunderland do të duhet të bëjë pa kapitenin e tij për ndeshjet e ardhshme, pasi Granit Xhaka ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës. Trajneri Regis Le Bris ka konfirmuar se mesfushori do të mungojë së paku dy javë dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore.

Xhaka, i transferuar gjatë verës nga Bayer Leverkusen në një marrëveshje që mund të arrijë deri në 20 milionë euro, kishte qenë titullar në çdo minutë të këtij sezoni në Ligën Premier. Megjithatë, ai nuk u paraqit në humbjen 3-1 ndaj West Ham United të shtunën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Le Bris sqaroi gjendjen e lojtarit dhe theksoi se periudha e rikuperimit do të zgjasë të paktën dy javë, përpara se të bëhet një vlerësim i ri.

“Ai ka një lëndim në kyçin e këmbës, i duhen të paktën dy javë për t’u rikuperuar dhe më pas do të bëjmë një vlerësim tjetër”, deklaroi trajneri francez.

Mesfushori ka qenë një nga figurat kyçe të Sunderlandit këtë edicion, duke luajtur në të gjitha 23 ndeshjet në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe ka regjistruar pesë asistime.

Gjatë takimit ndaj West Hamit, reprezentuesi i Zvicrës u pa duke shkëmbyer fjalë me disa tifozë vendas, teksa ishte ulur pas stolit të Sunderlandit, çka bëri që loja të ndërpritej për disa çaste. Një situatë e ngjashme u raportua edhe pas përfundimit të ndeshjes.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports