Grabitje e armatosur në një këmbimore në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarve

Një incident i rëndë sigurie është regjistruar sot pasdite në qytetin e Pejës, ku një këmbimore është bërë cak i një grabitjeje të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel”, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët e zonës.

Rastin e kanë konfirmuar autoritetet policore, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

“Rreth orës 14:45 dy persona kanë hyrë një këmbimore. Të maskuar dhe sipas ankueses njëri nga ta dyshohet se ka pasur armë. Meqenëse ajo është ndjerë e frikësuar ua ka dhënë disa para atyre. Siç deklaroi ajo nuk dihet se sa para kanë qenë”, tha Gashi.

Ai bëri të ditur se të dyshuarit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka nisur hetimet lidhur me rastin”, u shpreh Gashi.

Sipas tij, policia është duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë grabitje.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës