Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës

Dogana e Kosovës ka nisur sot një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Dukagjinit, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar veprimtaritë e..

1 minute

Read Time

Dogana e Kosovës ka nisur sot një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Dukagjinit, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar veprimtaritë e paligjshme në tregun farmaceutik.

Sipas informatave zyrtare, kontrollet janë duke u zhvilluar njëkohësisht në disa lokacione në qytetin e Pejës, si dhe në një barnatore në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka dhënë detaje rreth shtrirjes së aksionit.

“Aksioni është duke u zhvilluar ne 6 lokacione në Pejë dhe një në Gjakovë’, deklaroi ai.

Sipas raportimeve, ky aksion ka për qëllim parandalimin e tregtimit të barnave pa dokumentacion përkatës dhe jashtë procedurave të rregullta doganore.

About the Author