Gjykata shpall të paligjshëm vendimin për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar vendimin për emërimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave, duke e cilësuar atë si të kundërligjshëm. Vendimi..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar vendimin për emërimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave, duke e cilësuar atë si të kundërligjshëm. Vendimi i kontestuar ishte marrë më 17 janar të këtij viti.

Lajmi është bërë publik nga avokati Ardian Bajraktari, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për epilogun e kësaj çështjeje gjyqësore.

“Sot e pranova vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin është aprovuar padia e OJQ Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe është deklaruar i paligjshëm Vendimi për Zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), i datës 17.01.2025”.

Sipas Bajraktarit, aktgjykimi vërteton shkelje të qarta ligjore gjatë procesit të vendimmarrjes për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni të pavarur.

“Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së. Po ashtu, ky vendim rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë, me rastin e marrjes së vendimeve të tilla”.

Pas këtij vendimi gjyqësor, Komisioni i Pavarur i Mediave obligohet t’i paguajë Institutit të Kosovës për Drejtësi shpenzimet procedurale në vlerë prej 239 eurosh. /Gjurmuesi/

About the Author