Gjykata Kushtetuese i jep Kuvendit 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas aktgjykimit, Kuvendit i..

1 minute

Read Time

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas aktgjykimit, Kuvendit i jepen 34 ditë shtesë për të përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit.

Në përfundim, Gjykata thekson se, duke u bazuar në nenin 86 të Kushtetutës, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Megjithatë, për shkak të rrethanave të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, nuk ishte e mundur respektimi i afatit prej 60 ditësh për shpërndarje sipas nenit 82, paragrafi 1, nënparagrafi 3.

Gjykata përcakton se procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet të fillojë menjëherë dhe të përfundojë brenda 34 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin brenda kësaj periudhe, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh, sipas nenit 66 dhe 86 të Kushtetutës.

Gjykata njëzëri ka vendosur të deklarojë kërkesën e LVV-së të pranueshme dhe shfuqizon efektin juridik të Dekretit nr. 24/2026 të 6 marsit 2026. Vendimi gjithashtu shfuqizon masën e përkohshme të vendosur më 9 mars 2026 dhe përcakton që deputetët e Kuvendit kanë afat 34 ditësh për të përfunduar zgjedhjen e Presidentit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports