Gjuetari amerikan refuzoi telefonatën e të birit, fiton një çmim lotarie online prej 1.1 milion dollarësh

Një gjuetar nga Kentucky u kthye në milioner brenda pak minutave, pasi një moment i zakonshëm në një kullë gjuetie mori një kthesë të papritur…

1 minute

Read Time

Një gjuetar nga Kentucky u kthye në milioner brenda pak minutave, pasi një moment i zakonshëm në një kullë gjuetie mori një kthesë të papritur. Ai po priste i vetëm, duke pritur që të shfaqej ndonjë dre, kur vendosi të kalonte kohën duke provuar fatin në një lojë online.

Gjatë lojës “Wolf Ridge Jackpots”, ai vendosi një bast prej 30 dollarësh. Pikërisht në atë çast i telefonoi i biri, telefonatë të cilën gjuetari vendosi ta refuzonte për të mos u shkëputur nga loja. Menjëherë pas ndërprerjes, ekrani i tij shfaqi njoftimin për fitoren marramendëse prej 1.1 milion dollarësh.

Ai tregoi se loja u ndërpre për një moment për shkak të telefonatës së familjarëve, por situata u kthye në festë sapo dëgjoi tingullin që sinjalizonte jackpot-in.

Lajmin e gëzueshëm e ndau menjëherë me bashkëshorten, e cila u habit po aq sa ai pasi konfirmuan shumën e madhe të fituar.

Çifti ka thënë se paratë do t’i përdorin për të shlyer borxhet, për të blerë një shtëpi të re dhe për të ndihmuar familjen e tyre.

“U deshën 50 vjet që të bëhem milioner – në një moment”, deklaroi gjuetari, ende i habitur nga fati i papritur. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports