Gjashtë ankesat e rrëzuara nga PZAP-i shkojnë në Supreme

Procesi paszgjedhor pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit po vazhdon në institucionet e drejtësisë, ku Gjykata Supreme ka pranuar disa ankesa që lidhen me rezultatet pas..

1 minute

Read Time

Procesi paszgjedhor pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit po vazhdon në institucionet e drejtësisë, ku Gjykata Supreme ka pranuar disa ankesa që lidhen me rezultatet pas rinumërimit të votave.

Pranimi i këtyre ankesave është konfirmuar nga udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, e cila tha:
“Gjykata Supreme ka pranuar gjashtë ankesa pas rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

Sipas saj, të gjitha ankesat janë parashtruar kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Një ankesë është dorëzuar nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi (NDS), një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka – NDS), Prizren, si dhe dy ankesa nga Bekim Haxhiu.

Nga Gjykata Supreme është bërë e ditur se afati ligjor për vendimmarrje lidhur me këto ankesa është pesë ditë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports