Gjakova feston kuq e zi me rikthimin e “Ditëve të librit”

Në Gjakovë, festimet e nëntorit këtë vit janë zgjeruar edhe me një aktivitet të veçantë për librin, duke sjellë për herë të parë një panair..

2 minutes

Read Time

Në Gjakovë, festimet e nëntorit këtë vit janë zgjeruar edhe me një aktivitet të veçantë për librin, duke sjellë për herë të parë një panair të shpërndarë përgjatë Çarshisë së Madhe. Për tre ditë, hapësirat e kafeneve janë kthyer në mini-librari, duke i dhënë qytetit një atmosferë të re kulturore.

“Ditët e librit” po mbahen brenda festivalit “Ditët e Nëntorit”, me qëllim rikthimin e traditës së një panairi libri në Gjakovë dhe afrim të lexuesve me botimet e reja. Zona e vjetër e qytetit është dekoruar me flamuj kuqezi dhe shenjat e fondacionit organizator, ndërsa katër shtëpi botuese po prezantojnë librat e tyre në po aq kafene.

Fillimisht ishin paralajmëruar gjashtë botues, por “Koliqi” dhe “Toena” nuk morën pjesë. Ndryshe nga panairet klasike, secila shtëpi botuese ka hapësirën e vet në një lokal të dedikuar. Koordinatorja e festivalit, Jeta Gërqari, thekson se koncepti i ri synon ta shndërrojë këtë ngjarje në traditë të përvitshme.

Në panair marrin pjesë “KOHA”, “Dukagjini”, “Albas” dhe “Efekos”. “Botimet KOHA” ofrojnë deri në 70% zbritje dhe prezantojnë rreth 120 tituj. “Albas” ka sjellë tituj të rinj, përfshirë “Kosova – Udhëpërshkrim i shkurtër” të Arsim Canollit, ndërsa “Dukagjini” vlerëson idenë e kombinimit të librit me ambientin e kafeneve.

Vizitorët po tregojnë interesim të madh, ndërsa gjatë tre ditëve parashihen edhe takime me autorë. Profesori Blerim Valla e ka përshëndetur rikthimin e panairit, duke e quajtur të domosdoshëm për një qytet me traditë të madhe letrare.

Festivali “Ditët e Nëntorit” po zhvillon edicionin e tij të dytë, i cili përfshin aktivitete të ndryshme kulturore. Ngjarja kryesore e këtij viti ishte koncerti i soprano-s së famshme Ermonela Jaho më 15 nëntor, e shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës nën dirigjimin e Sergio Alapont. Performanca e saj u konsiderua homazh për nënat simbol të vuajtjes pas luftës, Pashkë Krasniqin dhe Ferdonije Qerkezin. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports