Gazetari Marku: Shoferi i aksidentit tragjik në Shqipëri ishte “kamikaz” e problematik në rrugë (VIDEO)

Pas aksidentit tragjik të së dielës në Shqipëri, ku humbën jetën dy fëmijë, gazetari Martin Marku ka bërë të ditur detaje për drejtuesin e automjetit..

Pas aksidentit tragjik të së dielës në Shqipëri, ku humbën jetën dy fëmijë, gazetari Martin Marku ka bërë të ditur detaje për drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje.

Sipas tij, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, ka pasur sjellje të “rrezikshme” edhe më herët në rrugë.

Marku e ka cilësuar atë si “kamikaz” për mënyrën e drejtimit të automjetit.

“Personin në fjalë mund ta quajmë një kamikaz, edhe për shkak të mënyrës si lëvizte me automjetin, qoftë gjatë ditës së djeshme apo edhe në ditët e tjera. Ishte përdorues i alkoolit, është parë shpesh nga banorët e zonës në gjendje të dehur dhe kishte lëvizje të pakontrolluara, çka e bënte një person problematik”, ka deklaruar Marku.

Në aksidentin e rëndë humbën jetën dy fëmijë, Kles Nikolli 9 vjeç dhe Enea Muçaj 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti një tjetër fëmijë 8-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports