“FRAGMENTA 2025” hapet sot në Prishtinë

Hapja e edicionit të parë të ekspozitës së Artistëve të Rinj “FRAGMENTA 2025”, bëhet sot në Prishtinë, në kuadër të projektit të dytë nga programi-vjetor..

1 minute

Read Time

Hapja e edicionit të parë të ekspozitës së Artistëve të Rinj “FRAGMENTA 2025”, bëhet sot në Prishtinë, në kuadër të projektit të dytë nga programi-vjetor i Asociacionit të Artistave Vizual të Kosovës.

Fragmenta është eventi i parë e mediave të reja që sjell në qendër të vëmendjes proceset bashkëkohore krijuese, eksperimentimin dhe dialogun ndërdisiplinor. E konceptuar si një ngjarje ku fragmentet e ideve, formave dhe narrativave bashkohen për të krijuar një mozaik të ri kulturor, Fragmenta synon të nxisë bashkëpunime të reja mes artistëve të ri, studiuesve të ri dhe publikut.

Duke mbledhur artistë, Fragmenta shndërrohet në një platformë dinamike që synon të ripërcaktojë rolin e artit dhe dizajnit në shoqërinë bashkëkohore, duke hapur rrugë të reja për interpretim, bashkëpunim dhe inovacion kulturor.

Në kuadër të ngjarjes Fragmenta, do të ndahet edhe çmimi RAW Award (Rising Artists Work) i cili synon të vlerësojë dhe promovojë artistët e rinjë që formësojnë gjuhën e re të artit bashkëkohor.

Hapja e ekspozitave do të organizohet sot në:

– Tunelli i Kurrizit prej orës 17:00

– Observatoriumi prej orës 18:30

– Biblioteka Hivzi Sylejmani prej orës 19:30

Më 5 dhjetor 2025, tek Hamami prej orës 19:00, ndërsa të shtunën më 6 dhjetor bëhet ndarja e çmimit prej orës 19:00.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports