FMN: Ngërçi politik në Kosovë ngadalësoi rritjen ekonomike dhe rriti inflacionin në 2025

Ekonomia e Kosovës ka hyrë në vitin 2025 nën presion të shtuar, teksa pasiguria politike dhe bllokadat institucionale kanë reflektuar drejtpërdrejt në treguesit makroekonomikë. Rritja është zbehur, inflacioni ka marrë hov dhe deficiti i jashtëm është thelluar, sipas vlerësimit të fundit të Misionit të Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt.

Në deklaratën përmbyllëse, FMN thekson se ekonomia ka treguar qëndrueshmëri përballë krizës politike, por ritmi i rritjes është zbehur, ndërsa presionet inflacioniste janë rritur.

“Përderisa ekonomia ka treguar qëndrueshmëri karshi ngërçit të zgjatur politik, vlerësohet se rritja është ngadalësuar në vitin 2025, ndërsa inflacioni është përshpejtuar dhe deficiti i llogarisë së jashtme rrjedhëse është zgjeruar. Ngërçi politik ka kufizuar avancimin e zbatimit të agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së dhe qasjen në financim të jashtëm”, thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave të prezantuara, rritja ekonomike është ngadalësuar në 3.5 për qind (vit mbi vit) deri në fund të tremujorit të tretë të 2025, nga 4.75 për qind një vit më parë. Dobësimi i konsumit privat dhe i investimeve, si pasojë e ngadalësimit të kreditimit dhe stagnimit të të ardhurave reale, kanë qenë faktorët kryesorë.

Rritja e importeve, veçanërisht në sektorin e energjisë, ka përkeqësuar bilancin tregtar, duke e çuar deficitin e llogarisë së jashtme rrjedhëse në 9.6 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV), nga 8.4 për qind sa ishte në vitin 2024.

“Inflacioni u përshpejtua në 5.25 për qind (vit mbi vit) deri në dhjetor, nga 1.1 për qind një vit më parë, i nxitur nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Punësimi formal ka vazhduar të shënojë rritje, megjithëse rritja e pagave reale ka stagnuar ndërsa papunësia ka mbetur e lartë (10 për qind). Kjo, së bashku me pjesëmarrjen vazhdimisht të ulët të fuqisë punëtore, veçanërisht atë të grave, është indikacion i kapaciteteve ende të pashfrytëzuara në tregun e punës”, thekson FMN.

Sipas analizës preliminare, rritja reale e BPV-së për vitin 2025 pritet të jetë 3.4 për qind, ndërsa për vitin 2026 parashikohet një përmirësim i lehtë në 3.8 për qind.

FMN rekomandon rikalibrim të politikës fiskale për vitin 2026, me qëllim uljen e impulsit fiskal dhe adresimin e disbalancave makroekonomike.

“Në periudhën afatmesme, politika fiskale duhet të ankorohet në një kornizë të bazuar në rregulla, duke balancuar stabilitetin makroekonomik dhe objektivat zhvillimore, ndërkohë që ndërtohen rezervat fiskale. Sektori financiar është në gjendje të mirë, mirëpo rritja e lartë e kreditimit në vitet e fundit kërkon monitorim të afërt të rreziqeve”, thuhet në deklaratë.

Gjatë ditës, shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, David Amaglobeli, mbajti konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe guvernatorin e Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili.

Viti 2025 u karakterizua nga mungesa e institucioneve funksionale për shkak të bllokadave në Kuvend. Zgjedhjet e shkurtit 2025 nuk prodhuan një Qeveri të re për një periudhë të gjatë, ndërsa Kuvendi mbeti pa vendimmarrje deri në konstituimin e tij, duke krijuar një situatë të zgjatur pasigurie politike.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës