Fjalët e Zhegrovës para nisjes për Kosovën

Edon Zhegrova u aktivizua për disa minuta në derbin e Serie A mes Juventusit dhe Torinos, që përfundoi pa gola, duke u futur në fushë..

1 minute

Read Time

Edon Zhegrova u aktivizua për disa minuta në derbin e Serie A mes Juventusit dhe Torinos, që përfundoi pa gola, duke u futur në fushë në minutën e 65-të dhe duke sjellë energji në repartin ofensiv të skuadrës bardhezi. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe ndeshja përfundoi në barazim.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori i Kombëtares së Kosovës falenderoi tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme përmes një postimi në Instagram: “Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!”

Në këtë fazë të sezonit, Juventusi përpiqet të qëndrojë pranë kryesimit të tabelës, ndërsa Zhegrova po punon për të konsoliduar vendin e tij si titullar i rregullt në formacionin bardhezi. /Gjurmuesi/

About the Author