Fitore e Gjilanit ndaj Llapit, Prishtina dhe Ferizaji përfundojnë me barazim

Kanë përfunduar dy takimet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës, duke dhënë rezultate të ndryshme për ekipet e përfshira. Ndeshja e zhvilluar në..

1 minute

Read Time

Kanë përfunduar dy takimet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës, duke dhënë rezultate të ndryshme për ekipet e përfshira.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me një barazim 1-1 mes Prishtinës dhe Ferizajt. Me këtë rezultat, Prishtina mbetet në vendin e dytë të tabelës me 27 pikë, ndërsa Ferizaj gjendet në vendin parafundit me 16 pikë.

Ndërkohë, Gjilani ka shënuar një fitore të qartë 3-0 ndaj Llapit në stadiumin sintetik. Golat për ekipin gjilanas u realizuan nga Oltion Bilalli (47’), Mevlan Adili (57’) dhe Senad Jaroviq (87’).

Pas këtij triumfi, Gjilani renditet i gjashti me 22 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e shtatë me 20 pikë. /Gjurmuesi/

About the Author