Filmi i parë horror në Kosovë, nesër mbahet konferencë për media

Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, me regji nga Michael Caissie dhe producent Clayton Turnage nga Hollywoodi, është një film i zhanrit horror, i cili ka për..

1 minute

Read Time


Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, me regji nga Michael Caissie dhe producent Clayton Turnage nga Hollywoodi, është një film i zhanrit horror, i cili ka për qëllim promovimin e Kosovës përmes bukurive natyrore dhe lokacioneve të saj unike.

Filmi është xhiruar tërësisht në Kosovë, përkatësisht në Trepçë, Prishtinë dhe në Shpellën e Gadimes. Ky film po realizohet nga kompania filmike Kras Production, në bashkëprodhim me ekipin nga Hollywoodi. Ky është filmi i katërt i producentëve kosovarë që jetojnë në SHBA, Fitim dhe Fahri Krasniqi, të cilët po vazhdojnë të sjellin projekte ndërkombëtare në vendin tonë, transmeton Klankosova.tv.

Për të ndarë më shumë rreth filmit dhe përvojës së xhirimeve, nesër do të mbahet një konferencë për media me ekipin e filmit në ora 14:30 te Shpella e Gadimes.

Të pranishëm do të jenë Michael Caissie, Clayton Turnage, Fitim e Fahri Krasniqi.

Filmi “The Sixth” është një projekt që synon të vendosë Kosovën në hartën e kinemasë botërore, duke treguar se vendi ynë mund të jetë skenë e përsosur për produksione të mëdha ndërkombëtare.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports