Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar përfshirjen e saj në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila do të organizohet në Ditën e Pavarësisë.
Përmes një njoftimi publik, institucioni më i lartë i futbollit në vend ka ftuar komunitetin sportiv dhe qytetarët që të marrin pjesë në marshimin që, sipas organizatorëve, synon drejtësi dhe mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
Protesta do të mbahet më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.







