Elezi: Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve

Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë caktuar të mbahen më 28 dhjetor, ndërkohë që procesi i numërimit të fletëvotimeve do të bëjë një ndalesë të përkohshme..

2 minutes

Read Time

Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë caktuar të mbahen më 28 dhjetor, ndërkohë që procesi i numërimit të fletëvotimeve do të bëjë një ndalesë të përkohshme gjatë natës së ndërrimit të viteve. Kjo ka për qëllim respektimin e periudhës festive, ndërkohë që siguria e materialeve zgjedhore do të mbahet në nivele maksimale.

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëri të ditur se edhe pse numërimi nuk do të zhvillohet në natën e Vitit të Ri, kutitë e votimit do të ruhen vazhdimisht nga Policia e Kosovës. “Materialet zgjedhore, kutitë e votimit, të gjitha këto ruhen në Qendrat Komunale të Numërimit non-stop nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës,” tha Elezi, duke sqaruar se orari i numërimit do të përcaktohet më afër datës së zgjedhjeve.

Ai gjithashtu adresoi shqetësimet lidhur me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, të njëjtën që ka shërbyer edhe në zgjedhjet lokale. Elezi bëri të ditur se janë marrë masa shtesë për të garantuar sigurinë, përfshirë vendosjen e QR Kodit për gjurmimin e fletëvotimeve. Aktualisht, po shtypen fletëvotimet për dërgesat me postë dhe pjesa tjetër që do të shpërndahet në Kosovë.

Në lidhje me votimin me postë, Elezi tha se tërheqja e pakove nga vendet e BE-së do të nisë më 2 janar 2026, ose në ditën pasuese të punës në rast të festave, duke theksuar se ky proces nuk do të ndikojë në shpalljen e rezultateve. Ai po ashtu sqaroi se çdo qytetar që voton jashtë vendit nuk mund të votojë sërish në Kosovë, pasi emri i tij largohet nga lista e votuesve.

Me balotazhin e planifikuar, qytetarët do të drejtohen për herë të katërt në kutitë e votimit më 28 dhjetor, duke përfunduar kështu procesin e zgjedhjeve të parakohshme nacionale sipas ligjit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports