Efektet pozitive të kafesë turke për organizmin

Kafja turke vazhdon të jetë ndër zgjedhjet më të zakonshme të mëngjesit për shumë njerëz, jo vetëm për shijen karakteristike, por edhe për efektet pozitive..

1 minute

Read Time

Kafja turke vazhdon të jetë ndër zgjedhjet më të zakonshme të mëngjesit për shumë njerëz, jo vetëm për shijen karakteristike, por edhe për efektet pozitive që i sjell trupit. Konsumimi i saj i rregullt mund të ndikojë në disa procese të rëndësishme shëndetësore.

Një nga avantazhet kryesore është se kjo pije ka shumë pak kalori. Nëse konsumohet e zezë, pa sheqer apo qumësht, një filxhan kafe përmban rreth 5 kalori dhe asnjë gram sheqer. Çdo shtesë e ëmbëlsuesve apo qumështit e ndryshon këtë bilanc, duke rritur sasinë kalorike.

Kafeina e pranishme te kafja turke njihet për aftësinë e saj për të përshpejtuar metabolizmin. Studimet tregojnë se konsumimi i kafes së zezë mund ta rrisë ritmin metabolik deri në 11%, një efekt që dobësohet nëse i shtohen përbërës shtesë si qumështi apo sheqeri.

Kjo pije njihet gjithashtu si diuretik natyral. Shumë njerëz e vërejnë se pas konsumimit të kafes kanë nevojë më shpesh të vizitojnë tualetin, dhe kjo është plotësisht normale. Kafja ndihmon në eliminimin e toksinave të panevojshme nga trupi përmes urinimit.

Përfitimi tjetër që theksohet nga hulumtimet shkencore lidhet me uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Përbërësit aktivë në kafe ndikojnë në kontrollimin e rritjes së qelizave dhe mund të ndihmojnë në ngadalësimin e zhvillimit të qelizave kanceroze, veçanërisht atyre të mëlçisë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports