Edi Rama pjesëmarrës në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, një nga institutet kryesore amerikane për politikat strategjike,..

1 minute

Read Time

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, një nga institutet kryesore amerikane për politikat strategjike, ku u diskutua mbi çështje globale dhe pozicioni i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Rama vuri në dukje se gjatë takimit ekzistoi një interes i veçantë për Shqipërinë dhe profilin e saj ndërkombëtar, duke shtuar se “në takim pati interes të lartë edhe mbi pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Evropian”.

Kryeministri ndodhet në Uashington me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe mori pjesë dje në mbledhjen inaugurale të Bordit të Paqes, një strukturë ndërkombëtare e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës.

Si vend anëtar themelues, Shqipëria do të kontribuojë me trupa ushtarake në Rripin e Gazës, duke theksuar angazhimin e saj aktiv në çështjet e sigurisë dhe paqes në nivel global.

About the Author