E rëndë në Suharekë: 8-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Suharekë, ku një fëmijë i moshës 8 vjeçare ka humbur jetën. Vajza është dërguar..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Suharekë, ku një fëmijë i moshës 8 vjeçare ka humbur jetën.

Vajza është dërguar pa shenja jete nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë në repartin e Emergjencës, ku mjekët kanë konstatuar se ajo tashmë ishte pa shenja vitale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se njësitet policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në konfirmim.

Sipas Bytyqit, për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar procedura “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, ka njoftuar ai.

Shkaqet e vdekjes mbeten ende të panjohura.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports