“E ngacmoj për simpatitë e dashuritë e tij”, Thaçi flet për raportin me Endritin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një intervistë për emisionin “Opinion”, ndër të tjera ka folur edhe për raportin me djalin e tij, Endritin. Ai tha..

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një intervistë për emisionin “Opinion”, ndër të tjera ka folur edhe për raportin me djalin e tij, Endritin.

Ai tha se me të bisedojnë për tema të ndryshme, madje u shpreh se e ngacmon edhe për simpatitë dhe dashuritë e tij.

Thaçi, duke folur për të birin, deklaroi se ai është nëj djalë që po ecën me kohën, e kupton botën dhe siç tha, e do Shqipërinë.

“Nuk thonë kot “më bëj babë të të ngjaj”. Janë duke e vuajtur padrejtësisht mungesën time. Me Endritin bisedojmë për inteligjencën artificiale, teknologjinë informative, muzikën, filmat, sportin dhe bjeshkët, e nganjëherë e ngacmoj edhe për simpatitë apo dashuritë e tij”.

“Çdo herë që më viziton, më sjell ndonjë libër të ri; nga përzgjedhja e librave po kuptoj se ka kultivuar mendimin kritik për fenomenet. Po ecën me kohën. E njeh dhe e kupton botën. Ndihem mirë, e do Shqipërinë”, tha ai.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports