Dyshimi i kamenicasve: Gypat e vjetër s’po ndërrohen me të rinj (VIDEO)

Për ujin që u deportoi disa herë nëpër shtëpi në Koretin të Kamenicës, banorët fajin e gjuajtën tek kanalet skaj rrugës. Disa gypa janë pastruar, e disa të tjerë ende jo. Megjithatë, nëse këta do të zëvëndësohen me gypa krejt të ri, nuk dihet, anise komuna nisi një projekt enkas për këtë. Kjo meqë banorët…

Për ujin që u deportoi disa herë nëpër shtëpi në Koretin të Kamenicës, banorët fajin e gjuajtën tek kanalet skaj rrugës.

Disa gypa janë pastruar, e disa të tjerë ende jo.

Megjithatë, nëse këta do të zëvëndësohen me gypa krejt të ri, nuk dihet, anise komuna nisi një projekt enkas për këtë.

Kjo meqë banorët e kësaj ane po pretendojnë se këtu po synohet të vendosen rrathë betoni të vjetër, e madje edhe më përmasa gjerësie të ngushta.

Mendimin se të njëjtit janë më të vegjël, thonë se veç po ua forcojnë ata që i solli këtu kompania.

Kësisoji thonë se nuk u veprua tek një mahallë tjetër disa metra larg tyre. Për këtë lypën arsyetim nga komuna.

Krejt këto akuza të banorëve i hodhën poshtë nga Komuna e Kamenicës që bënë më dije se aktualisht projekti është në zhvillim e sipër ndaj u tha se do të shihet nese operatori ka bërë diçka jashtë kontratës.

Menaxherja e marrëveshjes, Vjollca Kryeziu, Klanit i tha se do t’i verifikojë pretendimet e banorëve dhe do të shikohet tutje. Sipas saj, kontrata nuk parasheh që mund të përdoren gypat e vjetër.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *