Dy persona janë konfirmuar të vdekur në qendrën tregtare në Japoni, e cila është goditur nga tërmeti që ka ndodhur të martën.
Lajmin për humbjen e jetëve të dy personave e ka dhënë transmetuesi publik i Japonisë NHK, raporton BBC.
Dy personat që kanë vdekur raportohen të jenë gra.
Derisa, edhe një person tjetër raportohet të jetë në gjendje të rëndë.














