Dy raste të zhdukjes së personave janë regjistruar së fundi nga Policia e Kosovës, duke ngritur shqetësimin për fatin e tyre.
Sipas njoftimit zyrtar, një burrë nga Prishtina është larguar nga banesa të shtunën dhe që prej asaj dite familjarët nuk kanë arritur të kontaktojnë me të.
Në një rast tjetër, një grua nga Skenderaj është raportuar e zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia po atë ditë dhe nuk është kthyer më.
Policia, përmes raportit 24-orësh, nuk ka ofruar hollësi të tjera rreth rrethanave të këtyre zhdukjeve. /Gjurmuesi/







