Dy javë pa ngrohje në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së ngrohjes gjatë dy javëve të fundit, duke e..

1 minute

Read Time

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së ngrohjes gjatë dy javëve të fundit, duke e bërë mjedisin e klasave të papërshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

Ankesat për situatën u bënë publike gjatë emisionit “Fol me Arin”, ku nxënësit dhe stafi raportuan se temperaturat e ulëta po pengojnë normalitetin në mësim.

Drejtori i gjimnazit, Amir Pllana, konfirmoi se situata është reale dhe shpjegoi se problemet burojnë nga mungesa e kontratës me kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e ngrohjes. Ai theksoi se disa pajisje, përfshirë pompat që përcjellin ujin, janë dërguar në servisim nga stafi shkollor, dhe pritet që sistemi i ngrohjes të rivendoset brenda ditëve në vijim. /Gjurmuesi/

About the Author