Drita fiton në minutat shtesë kundër Drenicës, ngjitet në vendin e dytë në Superligë

Në një ndeshje të tensionuar të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita arriti të mposht Drenicën 1:0, falë një goli vendimtar..

1 minute

Read Time

Në një ndeshje të tensionuar të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita arriti të mposht Drenicën 1:0, falë një goli vendimtar në minutat shtesë.

Kjo fitore i siguron Dritës tre pikë të vlefshme dhe e ngjit në vendin e dytë me 35 pikë, vetëm një më pak se lideri Ballkani, i cili ka një ndeshje më pak të luajtur.

Edhe Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe në rast fitoreje mund të rikthehej sërish përpara Dritës në renditjen e Superligës, duke e bërë këtë garë për titull gjithnjë e më të ngushtë.

About the Author