Do të jetë Messi pjesë e Botërorit të ardhshëm? Ja çfarë tha ylli argjentinas

Lionel Messi ka zbuluar planet e tij për të ardhmen me kombëtaren e Argjentinës, duke lënë të kuptohet se dëshiron të marrë pjesë në Kupën..

1 minute

Read Time

Lionel Messi ka zbuluar planet e tij për të ardhmen me kombëtaren e Argjentinës, duke lënë të kuptohet se dëshiron të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, por se vendimin përfundimtar do ta marrë vitin e ardhshëm. Kjo deklaratë vjen pak kohë pasi ylli argjentinas rinovoi kontratën me Inter Miami deri në vitin 2028.

Në një intervistë për NBC, Messi ka treguar se do të ishte një ndjesi e veçantë të luante sërish në Botëror dhe se dëshiron të jetë në gjendje të mirë fizike për të kontribuar në suksesin e kombëtares. “Do të ishte diçka speciale të luaja përsëri në Botëror. Dua të jem në gjendje të mirë fizike dhe të kem një rol të rëndësishëm për skuadrën, nëse do të jem pjesë e saj,” u shpreh ai.

Messi sapo udhëhoqi Inter Miami drejt një fitoreje 3-1 ndaj Nashville në fazën ‘play-off’ të MLS dhe ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit të madhe me Argjentinën në shtator, duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 kundër Venezuelës dhe duke u përlotur gjatë lamtumirës së përkohshme me fanellën e kombëtares.

Ai shtoi se gjatë përgatitjeve të vitit të ardhshëm me Inter Miami do të vlerësojë formën dhe gjendjen fizike, dhe vetëm atëherë do të marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e skuadrës për Botërorin. Messi ka theksuar gjithashtu dëshirën për të mbrojtur titullin e fituar në Katar, duke e bërë pjesëmarrjen në 2026 një objektiv të rëndësishëm personal dhe për kombëtaren. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports