Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare duke u ngjitur në majën e podiumit në Grand Slamin e Parisit, në kategorinë deri në..

2 minutes

Read Time

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare duke u ngjitur në majën e podiumit në Grand Slamin e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me paraqitje dominuese dhe përvojë të dëshmuar, ajo konfirmoi edhe një herë statusin e saj ndër më të mirat në botë.

Krasniqi zhvilloi një garë të fortë përgjatë gjithë turneut, duke përballuar xhudiste elitare në secilën fazë dhe duke e merituar plotësisht medaljen e artë. Finalja u mbyll shumë shpejt, ku në më pak se 10 sekonda ajo e mposhti me Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.

Falë renditjes së lartë botërore, Distria e kaloi pa luftë raundin e parë. Në raundin e dytë, ajo dominoi ndaj francezes Alicia Marques, duke e kontrolluar ndeshjen që nga fillimi.

Në çerekfinale, përballja ndaj brazilianes Larissa Pimenta ishte tejet e vështirë. Ndeshja shkoi në kohë shtesë, ku Krasniqi arriti të sigurojë pikën vendimtare dhe kualifikimin në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalja kundër francezes Amandine Buchard u karakterizua nga epërsia e qartë e xhudistes kosovare. Ajo siguroi një pikë të hershme, të njohur si “Yuko” në xhudo, të cilën e ruajti deri në fund të duelit.

Pasi i siguroi Kosovës medalje, Distria e vulosi suksesin në finale duke mposhtur sërish spanjollen Ariane Toro Soler, për t’u stolisur me medaljen e artë. Kjo është medalja e nëntë e saj në Grand Slamin e Parisit.

Ndërkohë, xhudistët e tjerë kosovarë nuk patën të njëjtin fat. Fationa Kasapi ishte më afër medaljes, por u ndal në repesazh nga xhudistja e Koresë së Jugut, Seyun Jang.

Laura Fazliu u përball me një situatë të pazakontë, duke u diskualifikuar së bashku me kundërshtaren Gili Sharir nga Izraeli, për shkak të pasivitetit.

As Akil Gjakova nuk arriti të avancojë më tej, pasi u mposht në raundin e dytë nga italiani Manuel Lombardo dhe u diskualifikua pas marrjes së tre dënimeve.

Po ashtu, Erza Muminoviq u eliminua në raundin e dytë nga spanjollja Eva Soler, duke i dhënë fund garës së saj në Paris.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports