Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë për shkak të intervenimeve

Banorët e disa lagjeve të Prishtinës pritet të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve teknike të planifikuara nga kompania..

1 minute

Read Time

Banorët e disa lagjeve të Prishtinës pritet të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve teknike të planifikuara nga kompania e ujësjellësit. Ndërhyrjet do të prekin disa zona të kryeqytetit, ku ekipet janë angazhuar për mirëmbajtjen e rrjetit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se punimet do të zhvillohen në këto lokacione:
“Rr. Bahri Kuqi, Rr. Hyzri Talla, Rr. Bislim Makolli, Rr. Faik Ukë Hoxha, Rr. Vahit Mustafa, Rr. Shyt Marevci dhe Lagjja Taslixhe”.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet mund të shkaktojnë probleme të përkohshme në furnizim.
“Gjatë kohës së intervenimeve, në këto zona mund të ketë ndërprerje të shkurtëra ose ulje të presionit të ujit”, thotë ujësjellësi i kryeqytetit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports